Të shtëna me armë në Shtime, arrestohet 68-vjeçari

14:29 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Policia në Shtime ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Mollopolc.

Sipas njoftimit për media, policia bënë të ditur se është arritur të identifikohet i dyshuari i cili më pas është thirrur për intervistim dhe ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri, përcjell Arbresh.info

“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M. I (M/K), i moshës 68 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 14.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit , të cilën më pas e ka dorëzuar”, thuhet në njofti.

Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit ( pistoletë), për të cilën posedon leje./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme