Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka konfiskuar një armë, e cila dyshohet të jetë përdorur rreth orës 14:30.
Policia ka dëgjuar të shtëna armësh në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë, teksa pas lokalizimit kanë gjetur armën.
Policia gjithashtu ka konfiskuar edhe një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës.
“Sot, më 29.03.2024, një njësi policore e cila ka qenë në monitorim të trafikut në rajonin e Prishtinës, rreth orës 14:30, derisa ka qenë duke patrulluar në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ Prishtinë, ka dëgjuar të shtëna me armë. Zyrtarët policorë, janë drejtuar në atë drejtim nga ku janë dëgjuat të shtënat. Policia ka hasur në dy persona me një motoçikletë të cilët i kanë ndaluar dhe gjatë kontrollit të tyre, te njëri nga personat është gjetur një revole me një karikator.
Në vendin e ngjarjes (aty ku ishin shkrepur plumba), policia ka gjetur një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës (dyshohet të jenë të armës së gjetur tek personi i ndaluar).Policia do ta trajtojë këtë rast në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...