Dy persona janë plagosur pas të shtënave më armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 22:30.
Siç ka bërë të ditur për arbresh.info, Flora Ahmeti zëdhënëse për rajonin e Prishtinës, është identifikuar një person i dyshuar për këtë rast.
“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar.
Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...