Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 37 vjeçarin të dyshuar për të shtëna me armë në një aheng familjar në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit i është konfiskuar arma me 17 fishekë, shkruan Arbresh.info.
“Konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje me datën 06 gusht 2023, deri sa i dyshuari ishte në një aheng nga automjeti i tije në lëvizje në fshatin Nadakovc ka shtëne me armë zjarri.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “pistoletë” me 17 fishek. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari K. M., 37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit pas intervistimit, bën të ditur Policia.
Ndërkaq ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armëve”/Arbresh.info
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...