Gjatë ditës së djeshme, një person nga Fushë Kosova, ka raportuar se një person tjetër i shoqëruar edhe me dy persona të tjerë kanë shtënë me armë në drejtim të tij, me ç ‘rast ia kanë dëmtuar veturën.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën (dje) rreth orës 13:50, transmeton arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.
Ky është njoftimi i plotë:
“Fushë Kosovë 19.08.2020-13:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovari i cili kishte qenë së bashku me dy të dyshuar tjerë, kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës dhe ia kishte dëmtuar edhe veturën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”./Arbresh.info
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...