Të sëmurët me leukemi harrohen nga shteti

12:00 | 5 Prill 2018
M. A.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të ballafaqohet me mungesa të mëdha të barnave, qoftë edhe atyre të listës esenciale. Pacientët që barin sëmundjen e leukemisë e që gjendjen të shtrirë në Klinikën e Hematologjisë, në të shumtën e rasteve detyrohen që terapitë t’i sigurojnë vet. E ato nuk janë aspak të lira. Vetëm një ilaç kalon vlerën e 1 mijë eurove. Nga QKUK thonë se klinika ballafaqohet me mungesa të mëdha qoftë të barnave ashtu edhe të infrastrukturës. Në këtë kushte pacientët po detyrohen që të shërohen jashtë vendit.

Jetmirë Muriqi e Shkumbin Hajrullahu, që disa vite vuajnë nga sëmundja e leukemisë. Të dy këta marrin trajtimin shëndetësor në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës. Këta pacientë gjenden të shtrirë në Klinikën e Hematologjisë. Klinike kjo e cila nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për trajtimin e këtyre dy pacientëve dhe të tjerëve që gjenden të shtrirë aty. Ata nuk kanë kushte që të shërohen jashtë Kosovës. Trajtimin detyrohen që ta marrin në QKUK.

Ata ballafaqohen me mungesa të mëdha të barnave. Vetëm një terapi të sëmurët me leukemi detyrohen që ta blejnë 1 mijë e 400 euro në mënyrë që ta parandalojnë zhvillimin e sëmundjes. Pacientja, Jetmirë Muriqi rrëfen për T7 rreth vështirësitë me të cilat ballafaqohet ajo për trajtimin e sëmundjes.

“Simptomat e para i kam vërejte në frymëmarrje. Është shumë vështirë pasi që që nëntë muaj ne nuk kemi terapi. Po duhet që të furnizohemi vet. As qeveria as kërkosh, kurrgjë nuk po bënë që të nau përmirësohet gjendja”, ka thënë kjo paciente.
Me gjendje të njëjtë ballafaqohet edhe Shkumbin Hajrullahu. Në klinikën që ai gjendet që nëntë muaj nuk ka pasur furnizim me barna.

“Unë që 28 muaj vuaj nga Lukomia Kronike. Para 28 muajve e kam vërejtë që e kam leukeminë. Kam pas probleme me frymëmarrje dhe u zbulua që e kam këtë sëmundje. Terapinë e blejë vet. E kam ble se sëmundja ka avanzuar. Një ilaç e kam blerë 1450 euro. Krejt terapitë po i blejmë ne. Shumë e vështirë po është”, rrëfen ai.
E ndërkohë për të gjitha këto mungesa të barnave, shqetësime po shprehin edhe vet mjekët e QKUK’së. Ata thonë se institucionet përgjegjëse nuk po e bëjnë furnizimin. Andaj në gjithë këtë situatë, mjekët po detyrohen që pacientët t’i udhëzojë për trajtim jashtë vendit në mungesë të terapive.

Doktoresha e Klinikën së Hematologjisë, Afërdita Zogjani shpjegon rreth vështirësive me të cilat ballafaqohet klnika ku ajo vepron.

“Hematologjia pak ka ngelë prapa në kuptimin e infrastrukturës si klinikës, për arsye se vynë kushte më speciale për trajtimin e të sëmure me leukemi akute. Në përgjithësi protokollet për trajtimin e të sëmurëve me leukemi janë shumë të kushtueshme. Fatkeqësisht ne këtu nuk posedojmë barna. Të sëmurët që trajtuar këtu tek ne i kanë siguruar barnat vet. Janë të kushtueshme. Por shumica e të sëmurëve kanë kërkuar që të shërohen jashtë. Në këto rrethana normalisht që këta persona kërkojnë të shërohen jashtë””, ka thënë ajo.

E ndërkohë përgjatë gjithë vitit të kaluar, në klinikën e Hematologjisë, pranë QKUK, trajtim nga leukemia ka kanë kërkuar afro 150 pacientë. 32 me leukemi akute si dhe 80 të tjerë me leukemi kronike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme