“Anglishtja ka një prestigj të madh, para së gjithash për faktin se shumë filma dhe këngë janë në këtë gjuhë. Ndërsa shprehjet në gjuhën shqipe dhe turke janë të pëlqyera në Zvicër për faktin se kemi këtu përfaqësues (folës) të këtyre gjuhëve”
Krahas përdorimit të shprehjeve nga gjuha angleze, që është e kuptueshme, në gjuhën ose zhargonin e të rinjve zviceranë është shumë i shprehur edhe përdorimi i shprehjeve nga gjuha shqipe dhe ajo turke. Në përgjithësi, gjuhët ballkanike janë “in” sa i takon “slangut” ose zhargonit rinor, shkruan 20minuten dhe merr për këtë mendimin e dy ekspertëve gjuhësorë.
Disa fjali që në fakt janë përzierje në mes të gjermanishtes (dialektit zviceran), anglishtes, shqipes dhe turqishtes janë pjesë e përditshmërisë nëpër “shisha-baret” (lokalet ku frekuentojnë shumë të rinj, kryesisht adoleshentë) ose në oborret e shkollave, transmeton albinfo.ch. Por përse është kështu? pyet gazeta ndërsa përgjigjen përpiqen ta japin studiuesit e gjuhës, Christina Siever nga Universiteti i Cyrihut dhe Daniel Perrin nga universiteti ZHAW.
Sipas Siever, në krijimin e gjuhës së të rinjve në Zvicër luan një rol të madh i ashtuquajturi “Code-Switching” ose huazimi i shprehjeve nga gjuhët tjera. “Anglishtja ka një prestigj të madh, para së gjithash për faktin se shumë filma dhe këngë janë në këtë gjuhë. Ndërsa shprehjet në gjuhën shqipe dhe turke janë të pëlqyera në Zvicër për faktin se kemi këtu përfaqësues (folës) të këtyre gjuhëve”.
Por nuk përbëjnë vetëm shprehjet nga Ballkani aspekt të rëndësishën të gjuhës së sotme të të rinjve. Është edhe stili i huaj i të folurit, i njohur me emërtimin “Balkanslang” ai që karakterizon këtë gjuhë.
Ja se si e shpjegon këtë studiuesi Daniel Perrin: “Kur një stil të foluri tingëllon fuqishëm, ai përvetësohet nga ata njerëz që dëshirojnë të duken të fuqishëm dhe t`u takojnë të fuqishmëve”.
Perrin shton se gjuhët gjithmonë kanë disa funksione në të njëjtën kohë. Dy prej tyre janë: funksioni për të impresionuar të tjerët dhe ai për t`u distancuar nga të tjerët.
Ndërsa Siever thotë se “shprehjet e caktuara përdoren për t`u distancuar nga gjeneratat më të vjetra. Këtu luan rol në mënyrë të qartë edhe segmenti protestues: gjuha rinore bie ndesh shpesh me normat gjuhësore dhe ato shoqërore. Madje këto shprehje përdoren për t`u distancuar edhe nga grupimet tjera të të rinjve. Po ashtu të rinjve u pëlqen loja me gjuhën dhe zbulimi i gjërave që janë të tyre, me të cilat identifikohen vetëm ata.
Është për t`u theksuar se nuk e flasin të rinjtë e të gjitha regjioneve të Zvicrës të njëjtën gjuhë rinore. “Vendi i banimit nuk ka ndikim vetëm në sjelljen e të rinjve por edhe në gjuhën e tyre”, sqaron Perrin. Një banor fshati nga malet, fjala vjen, flet ndryshe nga një banor qyteti. Po ashtu ka dallime në mes të regjioneve ashtu si dhe në mes të dialekteve. Por në të njëjtën kohë ka edhe shprehje që njihen dhe pëlqehen në gjithë hapësirën gjermanishtfolëse pasi që medie të caktuara në Gjermani dhe në Zvicër i konsumojnë ato.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...