Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, bashkë me delegacionin nga Komuna e Mitrovicës u prit ngrohtësisht nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.
Kryetari Hamza, pasi ka falënderuar për mikpritje homologun e tij, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë, në kryeqytetin i cili falë punës së Veliaj është shndërruar në një model edhe për kryeqendrat e mëdha rajonale dhe evropiane. Në anën tjetër Veliaj shprehu mirënjohjen dhe urimet më të mira për kryetarin Hamza, dhe u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që tashmë edhe Mitrovica është pjesë e familjes së madhe të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Ndër të tjera është diskutuar për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për të rinjtë e Tiranës dhe Mitrovicës në fushën e inovacionit, artit, kulturës si dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të organizatave rinore të të dy qyteteve, pasi që Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, të rinjtë e Mitrovicës do të realizojnë projekte konkrete bashkë me të rinjtë e Tiranës.
Pas shkëmbimit të përvojave dhe ideve, të dy kryetarët u pajtuan për bashkëpunim institucional në fushën e digjitalizimit, inovacionit, ekonomisë, turizmit, administratës dhe arsimit, si dhe në zhvillimin e agro-turizimit dhe turizmit rajonal./arbresh.info/
Xheneta nuk i ndal lotët: 10 mijë euro i jap, veç me kthy Gj...
“Mos më prek se jam në lidhje”, Leo i kthehet Gresës, ja rea...
Arsenal – Newcastle, formacionet zyrtare
Policia në Mitrovicë konfiskon dy armë
Konfirmohet rasti i parë i infektuar me variantin e ri të li...
Këtë javë, zëvendëssekretari amerikan viziton Kosovën, Shqip...