Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik për heqjen e vizave

12:13 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Rinia Demokratike e Kosovës, me një aksion simbolik, ka kërkuar që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejtë.

Në ditën kur Komisioni Evropian jep rekomandimin rreth liberalizmit të vizave për Kosovën, qindra të rinj të PDK-së kanë thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë të barabartë me të gjithë popujt e Evropës.

Aksioni simbolik u zhvillua te NEWBORN-i, ku shkronjës E, që simbolizonte në këtë rast Ecropën, iu hoq zinxhiri, me të cilin ishte rrethuar nga të rinjtë e PDK-së për të kërkuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe largimin e padrejtë të izolimit që ekziston ndaj tyre.

“Të rinjtë kanë nevojë të lëvizin lirshëm dhe kanë të drejtë të jenë të barabartë me të tjerët. Ne nuk e meritojmë të kemi pengesa për të studiuar jashtë, për të shkëmbyer përvoja me të rinjtë tjerë në Evropë, për t’u dhënë mundësi ndërmarrësve, për t’i parë nga afër kulturat, ose thjesht për ta shikuar një ndeshje futbolli a një koncert”, deklaroi kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

“Liria e lëvizjes nuk është politikë, por është e drejtë qytetare dhe besojmë se BE do ta ofrojë këtë shumë shpejt edhe për ne”, shtoi më tutje ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme