Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndezur qirinjë për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahun i cili vdiq pasi u rrah mizorisht nga dy të rinj në Podujevë.
Kryetari i Forumit të Rinisë, Paris Guri ka thënë me vrasjen e 18-vjeçarit është rrezikuar siguria e të rinjëve dhe është shuar shpresa për jetë, përcjell Arbresh.info.
“Sot, të gjithë jemi Lulzimi! Ndezëm qirinjë për ta kujtuar Lulzimin, që padrejtësisht e në mënyrë makabre iu morrë jeta në lule të rinisë! Lulzimin nuk guxojmë asesi ta shohim si një lajm shtesë në kronikën e zezë. Sot të gjithë jemi Lulzimi, sepse nuk është vrarë vetëm Lulzimi, është rrezikuar siguria e të rinjve, është shuar shpresa për jetë të mirë.
Bashkë me forumin e degës në Podujevë kërkuam, llogaridhënie e përgjegjësi nga institucionet publike, asgjë më pak! Kanë obligim kushtetues për të mbrojtur të drejtat e njeriut! Rasti tronditës i Lulzimit duhet të jetë alarmues për të gjithë; duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjes sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e të rinjve të ndërmerren në mënyrë emergjente. Të rinjve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë”, ka thënë Guri./Arbresh.info
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...