Albinfo ka zhvilluar një anketë më disa të rinj nga Kosova që jetojnë në Perëndim, për të mësuar për ndjenjat e tyre gjatë vizitave që i bëjnë në tokën e të parëve.
Albijona Muharremaj u bë e famshme në Gjermani. Në vitin 2015 u zgjodh “Miss Gjermania”. Ajo e përfaqësoi këtë shtet në “Miss Bota”. Pavarësisht suksesit, Albijona nuk e harron Kosovën.
“Mundohem të shkoj çdo vit në Kosovë. Është vendi im”, pohon ajo.
Gjatë ditëve të pushimit, vajza nga Suhareka shumicën e kohës e kalon në Prishtinë.
“Në Prishtinë ka shumë lokale të mira, kurse mbrëmja atje është e mrekullueshme”, shton ajo. “Kosova ka vende shumë të bukura, vërtet ia vlen për të vizituar”.
Me profesionin si modele, Blertina Hoxha viziton vende të shumta në botë, por prapëseprapë Kosovën e ka në zemër. Asaj i pëlqen atmosfera, rinia dhe gjallëria, e veçanërisht jeta e natës në Prishtinë.
“Vizitoj çdo lokal, bar apo restorant në Prishtinë”, ka thënë ajo.
Fotografi Visar Sopi shprehet se i pushon shpirti në Kosovë.
“Kosova jo vetëm që është vendlindja jonë, por ka vende të bukura dhe relaksuese”, thotë ai.
Ndërsa, modelja Vesa Vllasaliu shprehet se “pavarësisht se ku shkon dhe çka viziton, vendlindjen dhe atdheun kurrë nuk e harron”!
Modelja tjetër, Ardiana Demiri, kërkon nga qeveritarët e Kosovës që të bëjnë më shumë në përmirësimin e infrastrukturës dhe punësimin më të madh të rinisë. Ndërsa, kolegia e saj, Naile Thaçi, shprehet se problemet më të cilat ballafaqohet në Kosovë janë parkingjet e veturave.
“Pavarësisht kësaj, unë kënaqëm në Kosovë dhe e vizitoj sa herë që të kam mundësi”, thotë ajo.
Bukuroshja Argjentina Demukaj ka lindur në Zvicër, por shprehet se nuk mund ta paramendojë vitin pa e vizituar vendlindjen e babait të saj. Ndërsa, Eroll Veseli thotë se në Kosovë i kënaqet shpirti.
Modeles shqiptare që jeton në Gjermani, Alba Mex, i pëlqen Prishtina, qytet ky ku ajo kalon kohën më të madhe të pushimeve. Këtu, sipas saj, njerëzit janë shumë më të hapur dhe më të ngrohtë se në Gjermani. Megjithatë, ka një këshillë për të rinjtë në Kosovë: që të mos merren me thashetheme po me veten e tyre!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...