Të rinjtë e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës kanë mbajtur sot para Pallatit të Drejtësisë një aksion simbolik duke shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Kosovës për të mos u marrë me krimet e kryera në Kosovë nga policia dhe ushtria serbe.
Me moton ‘’A ka kush i gjykon’’ të rinjtë e AAK-së kanë thënë se ky aktivitet ka për qëllim që të ngrisin zërin që për krimet e kryera në Kosovë askush nuk është gjykuar dhe dënuar.
Për këtë kryetarja e të rinjve të AAK-së Diellza Hoti fajësoi neglizhencën politike për siq tha ajo “18 vjet pasluftës ende duhet të mirren më këtë çështje, në vend që kjo të ishte bërë më moti”.
Hoti tha se nuk do ta pranojnë që fajin e krimeve të cilat i ka bërë Serbia t’i merr populli i Kosovës e as UÇK-ja.
Hoti: Duket se Qeveria po ndihet komod në këtë çështje
“Është e dhimbshme që tetëmbëdhjetë vite pas luftës duhet të merremi ende me këtë çështje kur kjo ishte dashtë me u përfunduar moti, por për shkak të neglizhencës të faktorit tonë politik ne duhet ta ngrisim si të rinj këtë çështje, sepse është mjaft shqetësuese kur e shohim që Qeveria jonë, organet e drejtësisë kompetente qëndrojnë totalisht neglizhente dhe thuajse janë komod me çështjen destruktive, përçarëse dhe armiqësore që e ka pas gjithmonë Serbia dhe vazhdon ta ketë ndaj nesh…E dimë se sa thellë ka shku Serbia me deklaratat dhe me veprime jo njerëzore, ku është edhe rasti ‘Panda’ ku i kanë vra vet bashkombësit e tyre edhe i kanë fajësuar thuajse janë viktima të shqiptarëve… Duhet ta theksojmë se ne nuk pranojmë fajin e krimeve që i ka bërë Serbia me marrë as populli i Kosovës as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po duhet ta marrin ata ve t për shkak se faji dhe përgjegjësia bie mbi supet e tyre…’’, tha Hoti.
Duke folur në ëktë aktivitet kryetari i Aleancës së të Rinjve të Prishtinës Florent Smajlaj e cilësoi si të padrejtë arrestimin e Ramush Haradinajt duke e marrë parasysh se ai u shpall dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.
Smajlaj tha se kjo që po i bëhet Haradinajt është e padrejtë pasi që të gjithë e dijnë se shteti francez njihet si djep i drejtësisë dhe i demokracisë.
Smajlaj: Padrejtësi nga drejtësia ndërkombëtare
‘’Kjo tregon se lufta çlirimtare e UÇK-së, ishte e drejtë dhe e domosdoshme duke pasur parasysh krimet të cilat i bënë ushtria Serbe në Kosovës dhe tash të dënohen çlirimtarët , Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të ekstradohet një komandant i UÇK-së z.Ramush Haradinaj i cili u shpall dy herë i pafajshëm nga gjykata e Hagës dhe kjo është një e padrejtë, e cila po bëhet nga drejtësia ndërkombëtare e posaçërisht nga shteti francez i cili njihet edhe si djepi i drejtësisë dhe i demokracisë’’, tha Smajlaj.
Kryetarja e të rinjve të AAK-së tha se aktivitete të tilla do të mbajnë edhe në ditët në vazhdim.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League