Komuna e Prishtinës, UNDP, Policia e Kosovës, dhe Prokuroria janë bërë bashkë, sot në shkollën “Model” në Prishtinë, për të diskutuar për korrupsionin dhe luftën që duhet shtruar ndaj tij.
Që të gjithë iu janë drejtuar nxënësve të kësaj shkolle, dhe i kanë inkurajuar ata të edukohen dhe të bashkëpunojnë në luftën kundër korrupsionit.
Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Komuna po bën përpjekje që nëpërmes transparencës të zvogëloj këtë dukuri.
“Sa më i zhvilluar të jetë një shtet dhe sa më përpara që ne synojmë të shkojmë, krejt kjo varet prej asaj se sa jemi të ndershëm me punën tonë dhe sa të gjithë ne bashkë duhet të jemi të vetëdijshëm të luftojmë këtë dukuri”, ka deklaruar Nagavci.
Derisa Elez Blakaj, prokuror në Prokurorinë e Shtetit, ka thënë se prokuroria bën vazhdimisht përpjekje të luftojë këtë dukuri, derisa ka shtuar se një bashkëpunim me Policinë e Kosovës, u lehtëson punën.
E se Policia e Kosovës, do të bashkëpunoj jo vetëm me Prokurorinë e Shtetit, por edhe me shkollat e Kosovës, duke ofruar ligjërata edukative në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ka treguar Mentor Cakolli, nga ky institucion.
“ Policia e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve që ti lajmërojnë të gjitha rastet e korrupsionit në mënyrë që të mënjanohen pasojat që munden më qene më fatale për shoqërinë”, është shprehur Cakolli.
Ndërsa, nxënësit gjatë diskutimit janë shprehur, se korrupsioni është dukuri negative në çdo shoqëri. Sipas tyre, edhe ai që ofron para për të marrë një shërbim, e edhe ai që i pranon këto para, janë të përfshirë në korrupsion./arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...