Një platformën elektronike që është lansuar në Kosovë nga UNICEF-i dhe Zyra e Avokatit të Popullit, u mundëson kosovarëve të rinj, të kenë qasje të drejtpërdrejt dhe më të lehtë, për t’i kuptuar të drejtat tyre ligjore, por edhe të komunitetit ku jetojnë.
Platforma “Njih të drejtat tua” u prezantua sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK nga Brandao Co, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Hana Sahatqija, udhëheqëse e Sektorit për Rini në UNICEF dhe Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.
“Platforma është shumë e rëndësishme për të rinjtë sepse i mëson ata se si të avokojnë për të drejtat e tyre, për të drejtat e familjes dhe të komunitetit”, deklaroi Brandao Co, sipas të cilit, “ideja për të lansuar këtë platformë lidhet me rininë kosovare që është potencial i madh për vendin”.
Ndryshe në Kosovë, sipas statistikave demografike, rreth 70 për qind e popullsisë rezidente është nën moshën 31 vjet. Edhe platforma e hartuar më herët dhe e lansuar sot nëpërmjet një video-spoti, në fokus ka rininë nga mosha 16 deri 28 vjeç.
Sipas Co, platforma informuese për të drejtat e të rinjve është online, dhe se qëllimi ka qenë që kjo ide të arrin më lehtë tek të rinjtë që e shfrytëzojnë më shumë internetin.
Avokat i Popullit, Hilmi Jashari tha se: “Ideja ka qenë që të rinjve, t’u kthehen në terminologji miqësore dhe jo juridike të drejtat e tyre në mënyrë që t’i kuptojnë më lehtë. Kjo iniciative e UNICEF-it, si aplikacion instalohet në telefon…”.
Jashari tha se platforma informuese përfshinë periudhën nga mosha 16-28 vjeç, që është një moshë rinore që përballet me autoritetet publike, politike por edhe studimore. “Nga periudha kur e kemi plasuar në internet është vizituar 52 mijë herë nga të rinjtë, dhe kjo dëshmon se Kosova ka pasur nevojë për një platformë të tillë”.
Ndërsa Hana Sahatqija tha se kjo platformë informuese e cila sot mundësohet edhe nëpërmjet një videoje, është punuar gjatë në koordinim me Ombudspersonin dhe është zhvilluar brenda laboratorit inavativ. Edhe ajo tha se qëllimi ka qenë që të kuptohet shumë lehtë nga të rinjtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...