Me rastin e 18-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në Stagovë të Kaçanikut, është mbajtur manifestim përkujtimor.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se Komuna e Kaçanikut për një kohë shume shkurtër nga intervali kohor nga 26 shkurti deri me 11 qershor ka 94 dëshmorë dhe mbi 220 martirë që i kanë dhënë lirinë kësaj toke”.
Ai ka thënë se të rënët për lirinë e Kosovë, janë ata që kanë bërë shumë për këtë ditë që po e gëzojmë.
Në përkujtim të të rënëve në Stagovë të Kaçanikut është mbajtur edhe program kulturor.
Më 21 maj 1999, për lirinë e Kosovë ranë: dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Po ashtu në 21 maj në Runjevë ka rënë dëshmori Kemal Thaqi.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...