Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj thotë se trendi i përmirësimit të shëndetit të kryetarit të LDK’së Isa Mustafa është pozitiv. Thekson se ish-kryeministrit i duhet të qëndroj ende në Gjermani, për të vazhduar shërimin.
Deputeti Driton Selmanaj thotë se janë në komunikim të përditshëm me familjarët e Isa Mustafës, të cilët sipas tij, thonë se shërimi i kryetarit të LDK’së po shkon shumë mirë.
‘Është shumë mirë. Trendi është jashtëzakonisht pozitiv i kurimit të sëmundjes. Një grip i cili e ka lodh vërtetë shumë por terapia dhe mënyra se si po trajtohet në Gjermani po tregojnë që është trendi jashtëzakonisht pozitiv dhe pritet edhe për një kohë që të qëndroj atje dhe më pas tu kthehet angazhimeve të tij publike në Kosovë”, tha Selmanaj në Zona B në Klan Kosova.
Express kishte raportuar se mjekët dyshonin se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”.
Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.
Mustafa ishte mjekuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë para se të dërgohej në Gjermani për shërim të mëtutjeshëm.
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...