Qindra bashkatdhetarë e qytetarë tjerë janë mbledhur sot në bjeshkët Istogut për të shënuar festën tradicionale të qethjes së deleve. Për këtë ishte përgatitur ushqim tradicional, gjithçka e përgatitur në lartësinë e bjeshkëve të Istogut.
Manifestimi “Të qethat 2017” që u mbajt nën patronatin e komunës së Istogut solli në bjeshkët e Studenicës edhe kryeministrin në detyrë Isa Mustafa.
Ai nga të pranishmit u prit me surla e tupane.
Para nisjes tradicionale të qethjes së deleve, Mustafës bashkë me kryetarin e Istogut e shumë qytetarë të tjerë, iu shtrua dreka e përgatitur kryesisht me ushqime tradicionale. Fli, djathë, mish qengji dhe ushqime tjera iu servuan kreut në largim të Qeverisë.
Derisa, Mustafa po i shijonte ushqimet tradicionale, blegtorët kishin bërë gati nisjen e qethjes së deleve.
Fitim Hasani nga Prekalla e Istogut, me pasion po i qethte delet, zanat këtë që e ka trashëguar nga babai. Ai thotë se ky është një art për të, derisa shpjegon mënyrat e qethjes së deleve.
“Këta e bëj prej moshës 12 vjeçare, këtë zanat e kam trashëgim prej babës, kemi dele, i mbajmë, i kemi trashëgim. Ky është një lloj arti për muaj të qethi dele mirë, me tre rena, pesë, gjashtë, e kështu…të qethat shkojnë një herë në vit, ndërsa, ne iu them përvjela poshtë edhe qafës në pranverë ato, diku kah marsi, ndërsa qethat një herë në vit…shiko kjo është bërë në pranverë e me bark prej qafës kah filluar në pranverë, ndërsa faza e dytë është krejt këtu qethja që bëhet tash në këtë kohë”, tha Hasani.
Pas shijoi ushqimet tradicionale e mishin e qengjit që i pëlqyen shumë, Mustafa provoi edhe vet të qethë dele.
Mustafa tha se Kosova ka resurse të mahnitshme, madje sipas tij këto nuk i gjen as në Evropë.
Kreu i ekzekutivit theksoi se Qeveria do të bëjë ndryshime në programin e saj, që nesër mos të ndërtojnë vetëm rrugë, por të ndërtojnë turizëm, të ndërtojnë zhvillim ekonomik, të ndërtojnë kultivim të traditave që kapërcejnë çdo gjë.
Ndërsa, kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, tha se të qethurat kanë qenë gjithmonë traditë dhe komuna e Istogut e ka organizuar çdo vit me qëllim që të gjithë të bëhen bashkë dhe ta festojnë e promovojnë traditën.
Mustafa e Rugova thanë se do të vazhdojnë subvencionimin e turizmit me qëllim të rritjes së tij dhe vazhdimin e traditës shqiptare.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj