Qendra e Studentëve e UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë, nesër do të shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2018/2019.
Kjo është bërë me dije nëpërmjet një komunikate për media nga Zyra për Informim e Qendrës së Studentëve.Në komunikatë është thënë se konkursi ishte i hapur, nga data 04 deri 13 shtator 2018.
Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 7100 studentë.
“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 1500. Afati për ankesa eventuale është me datat 24 dhe 25 shtator 2018.”, thuhet në komunikatë.
Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sitemit online në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë.
Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për ankesa.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...