Të premten pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

12:44 | 3 Shtator 2017
Arbresh.info

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet javën e ardhshme, njoftojnë burime të ‘Indeksonline’, brenda koalicionit PAN.

Sipas tyre, vazhdimi i kësaj seancë të filluar muaj me parë pritet të ndodhë më së largu të premten e javës se ardhshme.

“Kemi përafrime të qëndrimeve me Aleancën Kosova e Re. Marrëveshja ende nuk është nënshkruar, por ka një disponim të mirë për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ndërkaq, sa i përket seancës ajo pritet të mbahet të premten e javës se ardhshme”, ka thënë një zyrtar i lartë i koalicionit PAN në kushte anonimiteti.

Në anën tjetër, vet zyrtar të partisë se Behgjet Pacollit kanë paralajmëruar se deri më 7 shtator do të presin LDK-në, qe të arrij marrëveshje me Vetëvendosjen, në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do të angazhohen për zhbllokimin e situatës politike në vend.

Në seancën e 24 gushtit, përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj pati thënë se këtij koalicioni i duhen më shumë se 10 ditë dhe më pak se dy javë për sigurimin e numrave të nevojshëm për ta zgjedhur kryeparlamentarin.

PAN insiston në zgjedhjen e Kadri Veselit në postin e kryetarit të Kuvendit.

Pas zgjedhjes se kryeparlamentarit, presidenti pritet të mandatoj Ramush Haradinajn për kryeministër dhe pas këtij hapi ai do t’i ketë dy javë në dispozicion për të formuar qeverinë e ardhshme në mandat katër vjeçar.

Koalicioni PAN i formuar para zgjedhjeve të 11 qershorit përbëhet nga PDK-AAK-NISMA dhe një numër i subjekteve më të vogla joparlamentare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme