Klubi Alpin Prishtina ka njoftuar se këtë të premte do të bëhet inaugurimi i shtegut të arinjve në Gërmi.
Në njoftimi e bërë për media, thuhet se tubimi do të mbahet në Qendrën Rekreative të Gërmisë duke filluar prej ora 10:00.Ky shteg do të lidh parkun e Gërmisë me strehimoren e arinjve dhe liqenin e Badovcit.
“Në bashkëpunim me partnerët dhe përfaqësuesit e organizatave sportive në Prishtinë, ju ftojmë të na bashkoheni në hapjen promovuese të Shtegut të Arinjve (5.6 km), tubim i cili do të mbahet këtë të premte, me 22 Nëntor prej orës 10:00, në Qendrën Rekreative të Gërmisë. Pas tubimit promovues, është planifikuar një tour me biçikleta deri në Liqenin e Badovcit”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftimin e bërë nga Klubi Alpin Prishtina thuhet se, shtegu është komponentë e rëndësishme e planit për zhvillimin e Parkut të Gërmisë në veçanti, dhe Zonës Turistike të Gollakut, gjithnjë në koordinim me organet kompetente të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...