Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit frontal, ndërkaq sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve
“Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për reshje breshëri”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit. /arbresh.info/
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...