Numër i madh i të rinjve kanë aplikuar së fundi për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes së fundi ka informuar se këtë të premte do të zhvillohet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia parashihet të nis në ora 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj.
Njoftimi i plotë:
Ftohen përfaqësuesit e mediave që të përcjellin aktivitetin e ceremonisë së betimit të ushtarëve të rijnë FSK-së, me 20.05.2022 (ditë e premte), duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë. /arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...