Spitali i Pejës, ka njoftuar se këtë mbrëmje janë pranuar për trajtim tre persona të plagosur me armë zjarri.
Sipas njoftmit, pas dhënies së përkudjesjes fillestare të tre personat janë nisur për transfer në QKUK, shkruan Arbresh.info.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sonte janë pranuar 3 persona të plagosur me armë zjarri. Pas ofrimit të përkujdesjes fillestare shëndetësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, të 3 pacientët janë nisur për transfer në QKUK njëri nga taa në gjendje më të rëndë.Spitali i Përgjithshëm në Pejë uron shërim sa më të shpejtë!”, thuhet ne njoftim.
Ndryshe, rasti ka ndodhur rreth orës 21: 25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë.
Rastin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...