“Të pavlefshme” vizat turistike drejtë Gjermanisë dhe Zvicrës nëse nuk vaksinoheni

08:11 | 4 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Gjermania dhe Zvicra janë ndër vendet e pakta që kanë filluar të shqyrtojnë kërkesat për viza turistike.

Por, qytetarët që do të udhëtojnë në këto shtete me viza turistike ju kërkohet të kenë obligative marrjen e vaksinës kundër pandemisë Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i agjensionit turistik ‘Travelmania’, Lorik Krasniqi, i cili tha se është obligative marrja e vaksinave, dy dozave, para se të udhëtojnë drejtë këtyre shteteve.

“Obligative është vetëm në Shtete e Bashkimit Evropian që kanë filluar me lëshim të vizave si Gjermani dhe Zvicër është obligative me pas vaksinën”, tha ai në një prononcim për portalin arbresh.info.

E shumë nga këta kosovarë që kanë pritur që sa kohë të marrin viza turistike, po paralizohen nga mungesa e vaksinës të cilën nuk po arrin që qeveria t’ua sigurojë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Behgjet Shala, tha se shtetet e BE-së nuk po diskriminojnë qytetarët e Kosovës, por është shteti ai që nuk po iu ofron vaksinim qytetarëve.

“Kjo nuk është diskriminim sepse shtetet marrin masa mbrojtëse për qytetarët e vet dhe në këtë kontekst ata nuk lejojnë sidomos nga shtetet që kanë pas raste të larta me covid pa e kryer vaksinimin”, shprehet Shala.

Në platformën online e-Kosova, tashmë secilit qytetarë që i duhet të udhëtojë jashtë vendit i jepet mundësia të hyjë në grupin e personave më me prioritet për vaksinim./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme