Ahmeti e ka vënë në top agjendë pastërtinë e kryeqytetit, nëse i jepet rasti të menaxhojë edhe njëherë më Prishtinën. Krejt këto pamje të shëmtuara po ia atribuon kompanisë Regjionale “Pastrimi”, duke thënë se e sabotoi politikisht meqë me të menaxhon drejtori Feim Salihu, i cili vjen nga LDK-ja.
Por, a mbeti e pa pastër Prishtina për katër vite shkaku i “Pastrimit”? Faktet flasin ndryshe.
Kompania Regjionale “Pastrimi” është e mandatuar që të menaxhojë vetëm me mbeturinat në shporta e kontejnerë, dhe jo me ato në qoshet e rrugëve, në trotuar, apo qoftë edhe ato ineret në afërsi të kontejnerëve. Pra, përgjegjësia mbi këtë kompani bije vetëm nëse kontejnerët nuk janë zbrazur më kohë.
Por, problemi i mbeturinave në kryeqytet është me ato jashtë kontejnerëve. Për të trajtuar këto mbeturina, Komuna e Prishtinës që disa vite angazhon operatorë privatë. Kështu ka vepruar edhe kryetari, Shpend Ahmeti.
Ljami.net ka nxjerr nga ueb-faqja e KRPP-së tenderët që Komuna ka realizuar për këto punë.
Në maj të vitit 2015, Zyra e prokurimit e Komunës së Prishtinës ka realizuar tenderin “Mirëmbajtja verore e rrugëve dhe trotuareve të qytetit”, i cili ka qenë në vlerë prej 616 mijë euro. Ky tender ka qenë kornizë me kohëzgjatje prej 36 muajve, pra ka validitet deri në maj të vit 2018.
Si i tillë ka qenë i ndarë në 4 pjesë. Pjesën e parë e ka fituar kompania “Zahiri”, me një çmim prej 186,844.08 eurove. Pjesën e dytë e ka fituar kompania “VZ Company”, me çmim prej 132,001.04 eurove. Pjesën e tretë e ka fituar kompania “Toifor”, me çmimë prej 149,822.55 eurove, dhe pjesën e katërt e ka fituar kompania Regjionale “Pastrimi”, më çmim prej 147,512 eurove. Pra, Komuna e ka shpërblyer “Pastrimin” me tender për një pjesë të vogël për pastrimin e trotuareve dhe larjen e asfalteve, dhe deri më tani Komuna nuk ka pasur ankesë në këtë marrëveshje, ngase, në të kundërtën, sipas ligjit mundë të prishet marrëveshja kontraktuale.
Ndërkohë, në korrik të vitit 2017, Zyra e Prokurimit e Komunës së Prishtinës ka nënshkruar kontratë për “Trajtimi i mbetjeve ndërtimore”. Pjesa e parë ka të bëjë me grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave nga zonat urbane. Pjesa e dytë ka të bëjë me grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave nga zonat rurale. Pjesa e tretë ka të bëjë me pastrimin e lokacioneve të kontejnerëve.
Pjesën e parë të tenderit e ka fituar kompania “N.P.N. “Dardania”, në vlerë prej 32.600,00 eurove, po ashtu edhe pjesën e dytë e ka fituar “Dardania”, në vlerë prej 34.000,00 euro. Pjesën e tretë, kompania “Toifor” Sh.p.k në vlerë prej 13.000,00 eurove.
Veçmas, Komuna e ka edhe një kontratë më disa operatorë për riparimin, larja, pastrimin e fontanave, krojeve, monumenteve.
Nga ana tjetër, edhe të mërkurën, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se, Komuna e Prishtinës ka arritur që në përputhje me ligjin prej 1 janarit të vitit 2018 të mbledhë pagesat për mbledhje të mbeturinave direkt. Ai ka thënë se qytetarët do të paguajnë për mbledhjen e mbeturinave në komunë e jo në kompaninë ‘Pastrim’ dhe me këtë rast Komuna do të ketë mundësinë që qytetin ta ndajë në disa zona dhe mbledhja e mbeturinave do të bëhet në mënyrë më efikase. “Përmes këtyre hapave konkretë, pritet që brenda mandatit të dytë të ketë ndryshim radikal në menaxhimin e mbeturinave brenda Prishtinës, me ç’rast do të pamundësohet bllokada që i është bërë deri tash kësaj komune nga ana e kompanisë ‘Pastrimi’”, u shpreh Ahmeti.
Më poshtë mund të shihni tenderët dhe disa fotografi të Prishtinës me mbeturina të cilat janë bërë se fundi, dhe disa janë marrë nga ueb-faqja e Komunës së Prishtinës, Platforma digjitale, në të cilën i kanë dërguar fotografi qytetarët duke kërkuar ndërhyrje emergjente. Dhe të gjitha pamjet tregojnë se me ato mbeturina menaxhojnë kontraktorët e përzgjedhur nga e Komuna e Prishtinës, dhe jo Kompania “Pastrimi” /Lajmi.net/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?