Google ADS

“Të paktën, në dy rrafshe Kosova si shtet ka humbur me rastin e Shkëlzen Gashit”

00:26 | 26 Prill 2020
Trina Galanxhi

Kanë vazhduar edhe sot reagimet ndaj deklaratave që ka dhënë ish- këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi.

Analisti politik, Petrit Zogaj e konsideron si humbje për Kosovën në rastin e Shkelzen Gashit, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Te pakten, ne dy rrafshe Kosova si shtet e shoqeri ka humb me rastin e Shkelzen Gashti:

  1. Gatishmeria e shoqerise me e pranu nje mendim ndryshe per nje periudhe te ndjeshme te historise dhe e drejta e cilido individ qe me shtru pyetje, me hedh dilema ose edhe me kerku llogari per cfaredolloj ceshtje. Ama bash per cfaredolloj teme. Gashi dhe cilido gash tjeter do te duhej qe ta kishte kete te drejte. Shoqeria do te duhej me ia pranu kete te drejte. Me e motivu ate, e jo me e shtyp. Pastaj, pretendimet e tij dhe te kujtdo tjeter, do te duheshin te analizohen, hetonen dhe gjykohen nga drejtesia. Pra, shteti i se drejtes ishte dashte me u marre me pretendimet duke i fillu hetimet menjehere. Kjo eshte logjika normale e shtetit. I garanton lire individit dhe merret me dyshimet qe individi ka. Ne kete pike kemi deshtu. As liri individit, e as funksionalizim te shtetit te se drejtes. Ky eshte deshtimi i brendshem i joni si shoqeri.
  2. Deshtim i dyte ka te bej me portretizimin e Kosoves nga jashte. Deklarimi i Gashit mori jehone ne Serbi, ndoshta edhe me gjere. Tash, fushata qe u be brenda ndaj Gashit, e qe u percoll edhe me ‘lirim nga detyra,’ nga ana e KM, ne Serbi e kudo tjeter interpretohet si tentim i shoqerise dhe shtetit te Kosoves per te fshehur nje te keqe qe pretendohet se ka ndodh gjate luftes dhe pas. Do te thote, inkriminohet vet shteti. Pra, demi i largimit eshte dhe me i madh sesa ai qe Gashit te kishte qendru ne detyre. Narrativi i ardhshem i Serbise ne UN do te jete pak a shume keshtu, ‘nje zyrtar qeveritar pranoi qe ne Kosove jane kryer krime ndaj serbeve, mirepo te nesermen ai zyrtar u shkarkua nga detyra sepse kishte presion te madh te publikut.’ Kjo eshte e mjaftueshme per burokratet e UN, qe s’kane asnje lidhje me Kosoven dhe historine e saj qe me e vu ne dilema se cka ka ndodh seriozisht ne Kosoven e vitit 98/99.

Keto dy deme nuk jane te vogla dhe nuk riparohen shpejt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme