Të paktën 22 të vdekur nga stuhia Nate

11:03 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Stuhia tropikale Nate ka marrë jetët e të paktën 22 personave në Kosta Rika, Nikaragua dhe Honduras para se të lëvizte drejt SHBA-ve.

Gjendje emergjente është shpallur në shtetet e Amerikës Qendrore, ku më shumë se 20 persona janë të zhdukur, transmeton portali arbresh.info

stuhia nate

Kjo stuhi ka shkaktuar, reshje shiu, rrëshqitje dheu dhe përmbytje të cilat kanë bllokuar rrugët, shkatërruar ura dhe dëmtuar shtëpi.

Në Kosta Rika, gati 400,000 njerëz janë pa ujë të rrjedhshëm dhe mijëra po flenë nëpër strehimore.

Së paku tetë vetë kanë vdekur në stuhinë e tanishme, ndërsa 11 të tjerë u vranë kur u zhvendosën në veri dhe arritën në Nikaragua, ku deri në 15 centimetra (38cm) shi ishte parashikuar të binte nga Qendra Kombëtare e Uraganit në SHBA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme