Të paktën 13 të vdekur në Barcelonë (VIDEO)

19:05 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në sulmin me furgon në Barcelonë.

Në fotografitë dhe videot që po qarkullojnë vërehet numër i madh policësh të armatosur në vendin e ngjarjes, transmeton portali arbresh.info.

Dy persona të armatosur janë fshehur në një restorant në Barcelonë pas sulmit terrorist, sipas raportimeve.

Policia ka thënë se ata janë ende në kërkim të njeriut që po ngiste furgon, i cili sulmoi në një nga sheshet më të ngarkuara në qendër të qytetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme