Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të ngritë padi shtetërore ndaj krerëve më të lartë të shtetit serb, për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1998-1999.
Të mbledhur në një tryezë shkencore, sot kriminalistë dhe kriminologë të Kosovës thanë se dialogu me njerëzit që udhëheqin në Serbi është ‘çmenduri’, pasi që ata janë fajtorët kryesorë për krimet që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve.
Në këtë tryezë, u tha po ashtu se populli i Kosovës ka një defekt e ajo është kujtesa e harruar historike.
Ky defekt sipas Nysret Pllanës nuk është vetëm tash, por kjo është dëshmuar shekuj me radhë.
“Nëse mendohet se me të njëjtit lider, me të njëjtit pushtetarë të bëhet dialog Kosova dhe Serbia, unë mendoj që kjo është çmenduri e llojit të vet. Megjithatë, unë mendoj se edhe ne kemi disa defekte që janë të pashmangshme dhe të pakontestueshme kushtimisht gjenetike harresën dhe kujtesën historike. Shqiptarët fatkeqësisht e kanë dëshmuar që dy shekuj me radhë e kanë defekt kujtesën dhe harresën historike. Se si mund t’i harrojnë të gjitha këto krime dhe barbari, 570 mijë shqiptarë janë të vrarë dhe këtu janë të dëshmuara me fakte në libër. Dhe ky libër i është dorëzuar Tribunalit të Hagës me 2001, personalisht ish-kryeprokurores Carla Del Ponte. Këtu është një dokument që e ka pranuar këtë libër e po ashtu edhe dokumentarin për gjenocidin serb. Ia kam dorëzuar qe 16 vite por çfarë bëri ajo për shqiptarët dhe për drejtësinë në përgjithësi, asgjë. Kurrë nuk e nxori nga sirtari i vet këtë libër”, tha Pllana.
Folësi tjetër në këtë tryezë Muhamet Kelmendi tha se fjalori i zyrtarëve më të lartë të Serbisë i ka tejkaluar edhe situatën e luftës në Kosovë.
Prandaj sipas tij Prokuroria Speciale duhet që patjetër të ngrit aktakuza kundër tyre.
Kelmendi në këtë tryezë është ndalur edhe tek arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë e që pas kësaj vet kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq filloi një fushatë të egër kundër personalitetit të Haradinajt, duke u munduar ta denigrojë veprën dhe patriotizmin e tij.
“Është ndalur pa të drejtë në bazë të një akuze joligjore dhe pa mbështetur në fakte juridike edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, një ndër personalitet më të shquara të UCK-së dhe Rrafshit të Dukagjinit. Dhe po ato ditë jemi të informuar se Vuçiqi që ishte në një vizitë në botën e jashtme e ndërpreu vizitën, u kthye në Beograd, mbajti një mbledhje që jo vetëm ai por edhe kryetari i Serbisë, po ashtu edhe ministri i jashtëm Daçiq, të gjithë filluan një fushatë të egër kundër këtij personaliteti, kundër forcave patriotike dhe liridashëse çlirimtare të Kosovës. Dhuna në fjalorin e kryetarit të Serbisë, të Vuçiqit dhe Daçiqitt është e përmasave të tilla që kalon edhe ato që kanë qenë në luftën e fundit në Kosovë. Ne kërkojmë dhe besoj që nga kjo tryezë do të dalin disa faktor dhe konkluzione shumë domethënëse në drejtim të ngritjes së padisë për Tomislav Nikoliqin, Aleksandër Vuçiqin , Ivica Daçiqin dhe ‘daçiqëve’tjerë që kanë kryer krime në Kosovë”, tha profesori Kelmendi.
Ndërsa profesori Zejnullah Gruda ka folur edhe për iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, për të cilin tha se duhet të krijohen informacione dhe përshkrime të sakta për të vërtetën e luftës.
Sipas tij Kosova është vonuar me formulim të të dhënave duke mos i marr seriozisht punët që duhet të kryhen.
“Ajo që është e keqe e që ne nuk e llogarisim kur bisedohet për Komisionin e të Vërtetës dhe Pajtimit janë disa qëllime të cilat duhet me i pas në fokus. E para është me pa çka ka ndodhë, ju duheni me ditë çka ka ndodh saktë. Ne dimë mjaft shumë por ka edhe në qarkullim numra të ndryshëm, përshkrime të ndryshme. Diku thuhet se janë vrarë 8 mijë ose 10 mijë, diku thuhet 15 mijë ose 20 mijë. E dyta është kur bisedohet për këto, duhet të thuhet se kush është përgjegjës për këto. Nuk mund të hyjmë në pajtim e mos me i tregu kush është fajtori që i ka shkaktuar ato. E treta është se duhet me i sjell këto para drejtësisë, nuk duhet me ndodh që drejtësia me u zbatuar prej viktimave. Nikoliqi, Vuçiqi, Daçiqi, Dikoviqi, këta të gjithë janë në poste të rëndësishme të shtetit i cili është shkaktar i krimeve në Evropë”, tha Gruda.
Në këtë tryezë janë kritikuar institucionet e Kosovës që nuk kanë bërë sa duhet që të zbardhen krimet e serbëve në Kosovë dhe fajtorët për këto krime të dalin para drejtësisë.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...