Të ndalet vrasja masive e qenve endacakë

10:06 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve “FOUR PAWS” dhe “PYLLI I ARINJVE” bëjnë të ditur se i bashkohen protestimit kundër zhvillimeve të fundit në qytetin e Podujevës dhe veprimeve tjera ku vriten kafshët.

“Veprimet e tilla janë të papranueshme, ne jemi kundër çdo veprimi tjetër të kundërligjshëm që merret nga kushdo, ndaj kafshëve të pambrojtura”, shkruan në njoftim.

Ata kanë ftuar Qeverinë e Kosovës, kryetarët e komunave, shkollat dhe shoqërinë civile të bashkohen në trajtimin njerëzor të këtyre kafshëve në nevojë.

“Kapja, Sterilizimi, Vaksinimi, Lirimi (CNVR) është metoda më humane dhe e provuar për zgjidhjen e këtij problemi”, shkruan në fund të reagimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme