Kryetari i AAK-së ka paralajmëruar se nesër mund të mos shkojnë në seancë, duke e vazhduar kështu bllokimin e themelimit të institucioneve, shkruan arbresh.info
E këtë veprim të këtij koalicioni analistët po e shohin si bllokim të institucioneve për interesa politike.
Donik Sallova, analist politik thotë nëse PAN refuzon të marrë pjesë në seancë dhe të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, atëherë duhet drejtuar tek Gjykata Kushtetuese për të plotësuar vendimin e mëparshëm.
“Nëse edhe kësaj radhe PAN refuzon të marrë pjesë në seancë dhe refuzon të propozojë kryetarin e Kuvendit, atëherë përfundimisht Gjykata Kushtetuese duhet ta përplotësojë vendimin e mëparshëm dhe ta precizojë qe mos ushtrimi i kësaj të drejte për motive të interesit politik duhet t’i humbet”, është shprehur Sallova për “arbresh.info”.
Më tej ai shtoi që është në përgjegjësinë e VV-së dhe koalicionit LAA që ta nxjerrin vendin nga kjo rrugë qorre dhe të formojnë mazhorancën parlamentare.
“Kosova nuk mundet me mbetë peng i një subjekti politik i cili nuk është shumicë parlamentare as shumicë popullore absolute. Kësaj situate i duhet dhënë fund. Është në përgjegjësinë e VV dhe LAA-së që ta nxjerrin vendin nga kjo rrugë qorre dhe ta formojnë mazhorancën parlamentare e të marrin në dorë drejtimin e institucioneve”, thotë ai.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 thuhej se partia e cila doli e para duhet të mandatohet për themelimin e qeverisë./arbresh.info/
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...