Të miturit e Qendrës Korrektuese në Lipjan angazhohen për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

09:35 | 10 Tetor 2024
K.B

Në Qendrën Edukuese Korrektuese për të mitur në Lipjan, gjatë muajit tetor, i cili njihet si muaji rozë për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, të miturit kanë përfunduar krijimin e fjongove rozë.

SHKK njofton se këto fjongo janë shpërndarë për të gjitha gratë e Qendrës Korrektuese në Lipjan dhe në Qendrën Korrektuese të Femrave, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe solidaritetit ndaj kësaj sëmundjeje.

“Ky aktivitet synon të nxisë vetëdijen rreth kancerit të gjirit dhe të inkurajojë gratë që të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore. Në kuadër të muajit rozë, të miturit jo vetëm që mësuan rreth rëndësisë së parandalimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, por gjithashtu kontribuan aktivisht në mbështetjen e të gjitha grave të përfshira”, thuhet në njoftim.

“Fjongot rozë, të njohura si simbol i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, u shpërndanë në një ceremoni të veçantë, ku pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës mes komuniteteve në përballjen me sfida të tilla shëndetësore”, thuhet tuthe në njoftimin e SHKK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme