Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e së mërkurës me kancelarin e Gjermanisë Olaf Szholz. Ai tha se pret të dëgjojë nga Gjermania këndvështrimin e saj për veprimet e Serbisë.
Në të njëjtën ditë, emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak do ta takojë atë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nga ky takim, Vuçiq tha se nuk ka asgjë për të pritur.
Një mundësi e mirë për ne që të kemi pak kohë për t’i paraqitur pikëpamjet tona, por ne nuk do t’i ndryshojmë qëndrimet e Gjermanisë për Kosovën apo sanksionet (ndaj Rusisë)”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug.
Vuçiq sërish e zuri në gojë emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri dhe mungesë serioziteti. Presidenti serb tha se në Perëndim e mbështesin politikën e Kurtit.
“Nuk kemi asgjë të mirë të presim nga diskutimet për Kosovën sepse nuk jemi as në dialog – jo me dëshirën tonë por me dëshirën e atyre që as nuk duan ta zbatojnë atë që kanë nënshkruar nëntë vjet më parë…. Ata as nuk e përmendin atë që është e rëndësishme, as nuk japin shpjegime se do të diskutohet dikur”, tha Vuçiq.
Ai tha se “me Kurtin ai dialog është inekzistent”.
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Ekskluzive: Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klu...
Gresa habit me deklaratat për Atillën: Ka ardhë për Rezin, t...
Gresa dhe Sara përmendin emrin që rrezikohet nga zarfi i zi
Shpjegimi i prerë me katër fjalë i Deschamps për mungesën e ...
Gjermani, arrestohet amerikani që spiunonte për llogari të K...