Google ADS

Të mërkurën diskutohet pakoja e projektligjeve për paga

11:32 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka mbajtur mbledhje, në të cilën është shqyrtuar plani i punës për sesionin vjeshtor.

Këtë plan, para anëtarëve e prezantoi kryetari i komisionit, Nait Hasani.

“Një rend dite që e kom përcjellë është vetëm hapje. E kemi agjendën e projektligjeve që përfshin projektligjet që na kanë mbetë. Ministri i Administratës ka thirrë në takim për të shqyrtuar paketën e ligjeve të administratës që ata i kanë bërë. Ata e kanë ndarë nivelin e pagave për të gjitha kategoritë”.

Shqipe Pantina, nënkryetare e komisionit, propozoi që në Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të punojnë bashkë me Komisionin për siguri, raporton EO.

“Për mbrojtjen e të dhënave personale propozoj që ne të punojmë bashkë me Komisionin për siguri“, tha ajo.

Ndërkaq, për të mërkurën u paralajmërua takim me Ministrinë e Administratës Publike për të diskutuar pakon e Projektligjeve për paga.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme