Të mërkurën dhe të enjten temperaturat do të jenë deri në 18 gradë Celsius

17:53 | 2 Mars 2021
L G

Temperaturat gjatë dy ditëve në vijim në vendin tonë do të shënojnë ngritje.

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës (IHK) mot kryesisht pranveror do të mbajë për gjatë dy ditëve të ardhshme.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.

“Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme