Të martën, takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel

10:32 | 13 Janar 2018
Arbresh.info

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel të martën e ardhshme – me 16 janar, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Avni Arifi, i emëruar shef për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës, në një intervistë për Klan Kosovën.

“Qysh me të 16-tin pritet të ketë takim në Bruksel dhe ne kemi filluar përgatitjet dhe do të jenë takime treditore”, ka treguar Arifi.

“Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione sa i përket kësaj vizite”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Arifi ka treguar se bisedimet do t’i udhëheqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol të implementimit të marrëveshjeve të arritura./Klan Koosva/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme