Subjektet opozitare kanë arritur të sigurojnë më shumë se 40 nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për t’i kundërshtuar bisedimet për korrigjim të kufijve në Kosovë. Seanca pritet të mbahet të martën e ardhshme, më 4 shtator, shkruan zeri.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Partia Socialdemokrate kanë arritur të sigurojnë më shumë se 40 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve u ka dalë në ndihmë edhe partneri i koalicionit Nisma për Kosovën.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare do të mbahet më 4 shtator.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave