Të martën nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të organizohet protestë në mbrojtje të grave pas vrasjes së Liridona Ademaj, që dyshohet se u urdhërua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar këtë protestë siç e kanë quajtur gjithëpopullore, në mbrojtje të grave pas rastit të fundit të vrasjes së Liridona Ademajt.
“Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare! Njëherit, ju njoftojmë se Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë/e feministë/e të pavarur/a do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Murselit. Seanca pritet të fillojë në ora 9:30 e dielë, 3 dhjetor 2023”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...