Google ADS

Të martën mbahet takimi i dialogu teknik Prishtinë- Beograd

20:52 | 6 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Një rreth i ri dialogu i nivelit teknik mes Kosovës e Serbisë do të mbahet më shtatë dhe tetë shtator në Bruksel të Belgjikës.

Zëdhënësi për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano tha të hënën se ”në këto bisedime teknike do të diskutohet për çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.

Kosovën do ta përfaqësoj zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kurse Serbinë drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq përderisa nikoqir është emisari për dialog Miroslav Lajçak, njofton Klankosova.tv.

”Takimet bilaterale dhe trelateralë të radhës në kuadër të procesit të dialogut, në të cilat do të marrë pjesë zëvendës kryeministri Bislimi priten të mbahen nesër dhe pasnesër, pra 7 dhe 8 shtator. Në takimin bilateral do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes mbi energjinë dhe atë të tabelave të veturave, si dhe për çështjen e të zhdukurve me forcë. Kurse në atë trelateral, presim që të diskutojmë vetëm për çështjen të zhdukurve me force, si e vetmja temë për të cilën jemi dakorduar”, tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Nga ana e tij Petkoviq ka thënë se në bisedimet e së martën e mërkurës do ankohet për siç thotë në palën e Prishtinës për shkelje të mëdha të ujdive nga ana e Prishtinës.

Takimi i nivelit teknik shihet si paraprijës i atij të nivelit të lartë që pritet të ndodh diku në fillim-vjeshtë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan në formatin e Brukselit për herë të fundit më 19 korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme