Korab Sejdiu përfaqësues i AKR-së ka thënë se për shkak të koalicionit PAN po torturohen, raporton arbresh.info.
“Duke marrë pjesë në këto takime konsultative nuk po dalin rezultate të duhura. Nesër është seanca dhe ata nuk do të marrin pjesë andaj ky takim s’ishte asgjë. Ata thirrën edhe një takim dhe dhanë garancë që seanca të thirret me 17 ose 18 gusht. Të kërkohet përgjegjësi publike nga PAN nëse ata vazhdojnë të bllokojnë këtë proces dhe nuk vijnë as me 17, 18 gusht”, ka thënë ai.
Korab Sejdiu ka thënë se Kosova nuk ka kohë të përballet me vonesa artificiale.
“Ne do ti analizojmë të gjitha opsionet juridike dhe nëse ata nuk i përmbahen propozimit të tyre me 17 dhe 18 gusht atëherë do të ndërrojë loja. Ne do të shikojmë mirë se çka janë opsionet tona që maltretimi i qytetarëve të mos vazhdojë dhe që institucionet të formohen”, është shprehur Sejdiu./Arbresh.info
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...