Mbajtja e fushatës online nga partitë politike me elektoratin e tyre po shihet të jetë me efekt pozitivë por edhe me një rrezikshmëri të lartë, shkruan arbresh.info.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), për arbresh.info, tha se fushata online do të ketë një anë pozitive pasi që premtimet elektorale do mbesin si dëshmi.
“Partitë politike mund të zgjedhin vet mënyrën se si do të organizojnë fushatën dhe takimet me elektoratin duke respektuar masat lidhur me parandalimin, kontrollin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe ligjin për zgjedhjet. Në anën tjetër fushata online do të kishte edhe anën pozitive, pasi çdo premtim elektoral do të mbetet si dëshmi, do të arkivohet dhe do të shfrytëzohet nga votuesit por edhe shoqëria civile në të ardhmen se sa do të zbatohen në praktikë në të ardhmen nga kryetarët e zgjedhur”, tha Miftaraj.
Mendim ndryshe ka Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim (DnV), i cili tha se fushata të tilla përmbajnë një rrezik në vete për faktin se nuk mbikëqyren nga askush.
Për këtë ai tha se DnV, do të ndjekin këtë fushat në rastet si përdorimi i gjuhës së urrejtjes.
“Ajo se çfarë bartë në vete si rrezik organizimi i fushatave nëpër rrjete sociale është pikërisht fakti që nuk ka ndonjë mekanizëm të kontrollit nga ana e subjekteve politike për informatat dhe deklarimet të cilat plasohen atu. Megjithëqë ne si DnV do të vijojmë të ndjekim rastet si përdorimi i gjuhës së urrejtjes apo të tjerat të ngjashme nga ana e kandidatëve nëpërmes postimeve të tyre të tyre në rrjetet sociale, njësoj edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti ku kemi pasur një metodologji të përafërt të punës, ne kemi parashtruar në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa disa ankesa mbi bazën e të cilave, subjekte të ndryshme janë gjobitur me dhjetëra mijëra euro pikërisht si rezultat i shkeljeve të cilat janë të përcaktuar në kodin e mirësjelljes së subjekteve politike gjatë fushatës”, tha Cakolli.
Cakolli tutje përmendi planet të cilat Demokracia në Veprim do i zhvillojë gjatë kësaj fushate.
“Në këto zgjedhje duke pasur parasysh edhe situatën me pandeminë por edhe avancimet e ndjeshme që Kosova ka shënuar sa i për ketë administrimit të procesit zgjedhor, Demokracia në Veprim do të vijojë me mision të kufizuar të vëzhgimit i cili o ditë jetë kryesisht i fokusuar në periudhën e fushatës zgjedhore, gjatë të cilës përmes angazhimit të një numri të të vëzhguesve dhe realizimit të intervistave në teren do të tentohet që të merren perspektiva nga akterët relevant mbi procesin zgjedhor por edhe që të ofrohen rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor në ditët e fushatës që ajo do të organizohet”, tha Cakolli.
150 vëzhgues të DnV-së, do të jetë në teren në ditën e zgjedhjeve, ndërsa Cakolli tha se rezultatet apo statistikat mbi procesin zgjedhor do të publikohen në një raport analitik.
“Sa i për ketë ditës së zgjedhjeve, Demokracia në Veprim do të ketë një mision me rreth 150 vëzhgues të cilët do të mbulojnë një pjesë të qendrave të votimit bazuar në një metodologji të testuar shkencore e cila garanton saktësi. Ajo se çfarë në këto zgjedhje Demokracia në Veprim do ta bëjë ndryshe nga proceset e kaluara do ta bëjë ndryshe është që nuk do të dalim me rezultate më saktësisht me statistika mbi procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve por që të dhënat tona do të publikojmë në një raport analitik, mbi atë se si ka qenë ecuria e fushatës përgjatë asaj periudhe”, deklaroi Cakolli.
Kujtojmë që shumica e partive politike po komunikojnë me votuesit e tyre nëpërmjet formave alternative. Pra, fushata kryesisht po zhvillohet në mënyrë digjitale përmes platformave të ndryshme të komunikimit./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën