Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kosova do të shkoj në zgjedhje. Ani pse vendi po përballen me pandeminë covid-19.
Por, si do të organizohen zgjedhjet dhe sa janë gjasat që votat e të prekurve me covid-19 të manipulohen flasin njohësit e procesit zgjedhor.
Personat e infektuar me COVID-19 nuk do të mund të dalin në vendvotim. Atyre do iu shkojnë te shtëpia ekipe mobile për t’ua marrë votën.
Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të rekomandimeve nga Instituti i Shëndetësisë lidhur me masat që duhej t’i zbatoj për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Meqë, do të mund të ketë raste pozitive me COVID-19, ekziston rreziku që mund të manipulohet me këto vota.
Eugen Canolli nga KDI- organizatë kjo që do t’i monitorojë zgjedhjet në Kosovë thotë se KQZ duhet të garantoj përfshirje të shoqërisë civile dhe të tentojë të zgjas përudhën kohore që t’i garantohet çdo qytetari që është i izoluar për shkak të virusit të votojë.
“Duhet të ndiqet një lloj qasje që të përfshihen edhe mbikëqyrësit apo vëzhguesit e procesit zgjedhor me qëllim që të ketë më shumë besueshmëri te votuesit meqenëse ekziston rreziku i kontestimit të këtyre votave dhe rezultateve nga subjektet e caktuara politike”, deklaroi ai për portalin arbresh.info.
Nga zgjedhjet lokale në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, Canolli thotë se në këto zgjedhje duhet të zgjatet periudha e regjistrimit duke pas parasysh që kemi të bëjmë me 2500 vendvotime në gjithë Kosovën.
“KQZ ka pasur numër më të vogël të ekipeve mobile dhe kur flasim për një proces në gjithë vendin duhet të kemi një zgjatje të periudhës kohore brenda së cilës mund të zhvillohet kjo e drejtë e votës dhe të mos jetë e kufizuar vetëm në ditët e fundit të votimit”, u shpreh ai.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se KQZ sikurse në Podujevë e Mitrovicë të Veriut do t’i marr parasysh rekomandimet e institutit të shëndetësisë.
“Duke u mbështetur në këto rekomandime, KQZ-ja ka miratuar dy udhëzime. Njëri kishte të bënte me regjistrimin dhe votimin e personave të infektuar me COVID-19, të cilët nuk do të mund të dilnin në vendvotimin e tyre për shkak të masave kufizuese. Udhëzimi tjetër kishte të bënte me masat që duhet t’i zbatonte stafi zgjedhor, votuesit dhe vëzhguesit, në ditën e zgjedhjeve”.
Elezi thotë se do të shohim nëse ka nevojë që udhëzimet e kaluara të plotësohen me detaje të tjera, të cilat mund t’i shërbejnë organizimit sa më të mirë të zgjedhjeve që pritet të shpallen./arbresh.info/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes