Tek një pjesë e qytetarëve që tani e kanë kaluar Covid-19 po shfaqen efekte anësore post-covid.
Hashim Krasniqi nga Prishtina, 64 vjeç, rrëfen se edhe pas kalimit të sëmundjes, po përballet me probleme shëndetësore.
‘Probleme ka lënë. Njëfarë lodhje e trupit, dhimbje koke. Covid-19 po të linte shumë pasoja”, thotë ai.
‘Tani jam vaksinuar”, shtoi ai.
“Gruan e ka lënë me pasoja. Përpara s’ka qenë nervoze. Tash kur e ka kryer koronavirusin e la lënë me pasoja”, shtoi ai.
Edhe Hysen Hyseni një vit pasi e ka kaluar betejën me Covid-19 pasojat i ka ende të freskëta.
“Prej që e kam pas Covidin e di një ndryshim në organizmin tim. Kam një lodhje më të madhe, kam një rraskapitje, kohë pas kohe marrje mendësh. Lodhja është diku 50 për qind më shumë”, shpjegoi ai për RTV21.
E njëjta përvojë duket se do ta përcjell edhe Fixhrije Sylejmanin.
“Kam dhimbje të nyjave të jashtëzakonshme, gjumin veç me hapa qetësues se përndryshe s’po mundem me fjet prej dhimbjeve”, tha ajo.
Deri më sot në Kosovë janë shëruar 120 mijë e 892 të infektuar nga Covid-19.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...