E hëna do të jetë ditë greve për të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sindikata e Shëndetësisë ka lajmëruar menaxhmetin e QKUK-së, se të hënën punëtorët do të qëndrojnë në grevë 24 orëshe, shkaku i mospërmbushjes së kërkesave për rritjen e pagave.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu.
“Po, sindikata na ka njoftuar se do të ketë grevë. Do të jetë grevë vetëm 24 orëshe. Arsyet janë mospërmbushja e kërkesave për rritjen e pagave”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka treguar se në grevë do të futet e gjithë QKUK-ja, përveç shërbimeve emergjente.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...