Të hënen përfundon asfaltimi i rrugës, Pacolli: Mareci ju pret që t’i ktheheni!!

20:53 | 24 Qershor 2022
L G

Biznesmeni kosovar dhe deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, thotë se të hënën do të përfundoj asfaltimi i rrugës moderne rreth tre kilometra në lagjen Modripotok të Marecit.

Krejt kjo sipas tij, me iniciativën e Fondacionit “Behgjet Pacolli” dhe mbështetjen e pakufizuar të familjes Isa dhe Ruhan Pacolli, shkruan arbresh.info.
Pacolli u ka bërë thirrje banorëve të këtij fshati që të kthehen.

“Me iniciativen e Fondacionit “Behgjet Pacolli” dhe mbështetjen e pakufizuar të familjes Isa dhe Ruhan Pacolli, sot vazhdoi ( të hënën e ardhshme kryhet) asfaltimi i rrugës moderne (3 km) në lagjen Modripotok të Marecit”, shkruan Pacolli.

Sipas tij, krahas me rrugën, në këtë lagje është ndërtuar shtrati i lumit, shkolla-muze (siç ka qenë origjinali), është bërë rregullimi i varrezave të fshatit dhe këto ditë do të fillojë renovimi i xhamisë së fshatit, po ashtu e ndërtuar 15 vite më parë nga ky fondacion./arbresh.info/

Të ngjashme