Të hënën nuk ka mësim online për shkak të Festës së Pashkëve

11:38 | 12 Prill 2020
Arbresh.info

Për shkak të festës zyrtare të Pashkëve Katolike, mësimnxënësit nuk e kanë të domosdoshme të përcjellin video-ligjëratat në ditën e festës.

“Për shkak se dita e hënë, 13 prill 2020, është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme