Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë- Mitrovicë”, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.
Sipas njoftimit, thuhet se me fillim në ora 09:00, Ministria e Infrastrukturës nën udhëheqjen e ministrit Pal Lekaj, do të mbajë ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë –Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, aksi rrugor Smrekovnicë – Gojbule, transmeton ‘Indeksonline’.
Bëhet e ditur se ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në fshatin Gojbule, të hënën, me datën 14 maj 2018, me fillim nga ora 09:00.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të larta të institucioneve shtetërore.
Dikasteri i Lekajt fton median që të marrin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...