Google ADS

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit

07:23 | 28 Maj 2022
Trina Galanxhi

Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Në njoftim lëshuar për media, shtohet se rendi i ditës do të përfshijë pikat e papërfunduara nga Seancat e kaluara plenare, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb dhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Komunikata e plotë:

Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

Për: Media Lënda: Njoftim Data: 30 maj 2022, Dita: E hënë Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Vendi: Salla C 301, Koha: 11:00.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme