Google ADS

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

16:30 | 10 Shtator 2021
L G

Pas pushimit verorë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehet punës të hënën. Mbledhja do të mbahet në ora 13:00, njofton zyra për medie e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohen disa pika të rendit të ditës, shkruan arbresh.info.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:
Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 12 gusht 2021:
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020. Përgatitjet për Seancë plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbalitve nga seancat e mëparshme, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme