Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun përmes një komunikate për media, transmeton arbresh.info.
Mbledhja do të filloj nga ora 11:00 në sallën C 301.
Këto janë pikat e rendit që do të shqyrtohen:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022:
8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:
28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
37. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
39. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.
VI. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
11. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
12. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
13. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
14. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...